Thirrje për ekspertë / Call for Experts II

Thirrje për ekspertë / Call for Experts II

THIRRJE E HAPUR: UNAA hap thirrjen për ekspertë/e, për hartimin e studimit (policy paper) me titull “Mbi mekanizmat e mbështetjes dhe burimet e financimit për punonjësit e artit dhe kulturës në Shqipëri”.

Gjetja e burimeve të financimit është ndër problematikat parësore me të cilat përballen punonjësit e artit dhe kulturës në Shqipëri. Studimi i propozuar ka për synim të shqyrtojë mekanizmat e financimit dhe burimet në dispozicion të punonjësve të artit në Shqipëri, të pikasë pengesat kryesore ndaj përftimit të këtyre burimeve si dhe të analizojë ndikimin që ky proces ka në rritjen dhe qëndrueshmërinë e skenës artistike. Studimi do të përqendrohet ekskluzivisht në skenën e arteve pamore. Hartimi dhe botimi i këtij studimi do të bëjë pjesë palët e interesuara, duke përfshirë agjencitë qeveritare, fondacionet, entitetet e pavarura dhe organizatat ndërkombëtare, të cilat prej viteshin japin mbështetje për sektorin e artit dhe kulturës në Shqipëri.

Klikoni në këtë lidhje për të shkarkuar termat e referencës.

Ekspertët/et ftohen të dërgojnë aplikimet e tyre brenda datës: 21/07/2023

Në adresën: secretariat@unaalbania.org

Faleminderit!

**********************ENGLISH VERSION FOLLOWS***************************************

OPEN CALL: UNAA is pleased to launch a call for experts to draft a policy paper on “Funding Mechanisms and Resources for Arts and Cultural Practitioners in Albania”.

The arts and cultural sector in Albania faces significant challenges in terms of funding and resources. The proposed study aims to explore the existing funding mechanisms and resources available for arts and cultural practitioners in Albania, to identify the challenges and barriers that arts and cultural practitioners face in accessing these resources and to finally assess the impact that these mechanisms have in the scene’s growth and sustainability. The study pertains to the visual arts scene. The publication of this study will also engage with relevant stakeholders, including government agencies, foundations, private sector entities, and international organizations that for have supported for years the arts and cultural sector in Albania.

Click this link to download the terms of reference.

Experts are invited to send their applications by: 21/07/2023

at the email address: secretariat@unaalbania.org

Thank you!

Add a Comment

Your email address will not be published.